Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë me motoçikletë, 31 vjeçari vdes në Prishtinë

Aksident i rëndë me motoçikletë, 31 vjeçari vdes në Prishtinë

34
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Një person ka humbur jetën të premten si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Llapnasellë.

Zyra për Informim e Policisë ka treguar se e përfshirë në aksident ka qenë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.

“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti. Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

-----