Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë, lëndohen katër persona

Aksident i rëndë, lëndohen katër persona

19
SHPËRNDAJE

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Penuhë të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Penuhë të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilet janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.