Ballina Lajme Bota/Rajoni Aksident i rëndë, humbë jetën një person, 5 të lënduar

Aksident i rëndë, humbë jetën një person, 5 të lënduar

40
SHPËRNDAJE

Pesë të lënduar e një pa shenja jete në një aksident tjetër në rrugën Tiranë – Elbasan.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë TEG-ut.

Fax News raporton se nga aksidenti janë përplasur tre makina, ndërkohë që mësohet se një person ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se 5 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 3 janë në gjendje të rëndë dhe dy prej tyre jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se tre auto-ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Ndërkohë ende nuk janë dhënë informacione zyrtare nga policia.