Ballina Lajme nacionale Aksident i frikshëm në Suharekë, policia jep detaje

Aksident i frikshëm në Suharekë, policia jep detaje

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta.

Të shtunën në mbrëmje në hyrje të qytetit të Suahrekës kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona, pas një vetëaksidenti të shkaktuar.

Lidhur me këtë aksident kanë dhënë informacione nga Policia e Kosovës, duke treguar se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

Si pasojë e këtij aksidenti makina ka rënë poshtë rrugës nga një lartësi prej 2 metrash.

“Me datë 14.09.2019 rreth orës 22:50 deri të aksidenti kishte ardhur deri sa vozitësi me veturën VË Golf 4, ngjyre e kaltër me targa vendore ishte duke lëvizur ne rrugën Duhel-Suhareke dhe me te arritur ne hyrje te Suharekës, duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes humb kontrollin e lëvizjes, ku ana e djathte e veturës del jashtë rruge ne te djathte ku e godet mbrojtësin nga metali te urës dhe përplaset me anën e djathtë te automjetit duke rene ne një lartësi rreth 2 metra poshtë” ka konfirmuar për Gazetën Express togeri Shaban Osmanollaj.

Pas aksidentit menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë ambulanca duke i dërguar kështu të lënduarit fillimisht në qendrën emergjente në Prizren dhe më pas për në QKUK në Prishtinë.

“Si pasoje e aksidentit vozitësi dhe dy pasagjeret me auto ambulancë dërgohen ne qendrën emergjente te Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar kanë pësuar lëndime te renda trupore dhe dy nga te lënduarit dërgohen ne QKU ne Prishtinë për tretman te mëtejme kurse njeri ndalet për tretman mjekësor ne spitalin e Prizrenit.”, ka shtuar Osmanollaj.

Në fund ai ka treguar se me hetimet e rastit po merren edhe Prokuroria.

---- ----
----
----- ----
-----