Ballina Sport Aksident i frikshëm në Formula 2, humb jetën piloti 22-vjeçar

Aksident i frikshëm në Formula 2, humb jetën piloti 22-vjeçar

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Një aksident ka ndodhur në garën e Formula 2 në pistën Spa Francorchamps në Belgjikë, ku si pasojë humbi jetën piloti 22-vjeçar Antoine Hubert.

Aksidenti ndodhi në xhiron e dytë, pas daljes nga kthesa Eau Rouge, ku makinat e Marino Sato, Anthoine Hubert dhe Juan Manuel Correa u përplasën.

Siç shihet edhe nga pamjet makina e pilotit francez u nda në dy pjesë. “Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Pas aksidentit gara u ndërpre.

The post Aksident i frikshëm në Formula 2, humb jetën piloti 22-vjeçar appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
-----