Ballina Sport Akordi drejt finalizimit, Bayern Munchen do të përforcohet me yllin e City-t

Akordi drejt finalizimit, Bayern Munchen do të përforcohet me yllin e City-t

23
SHPËRNDAJE

Bayern Munchen do të përforcohet me një tjetër talent për sezonin e ardhshëm. Ai është sulmues gjerman Leroi Sane.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se akordi me 24 vjeçarin është arritur dhe tani drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me klubin e Mancheter City-t për të realizuar transferimin.

Klubi bavarez ka arritur ta bindë Sanen të vishet me fanellën e tyre duke i ofruar një kontratë 5 vjeçare dhe do t’i bashkohet atyre menjëherë sapo të arrihet marrëveshja me qytetarët.

Sulmuesi ndiqej prej kohësh nga bavarezët. Duhet thënë se në vendimin tij për t’u transferuar në Mynih ka luajtur edhe fakti se Siti rrezikon të përjashtohet nga kupat e Evropës për 2 sezone.

Sane ka vuajtur një dëmtim të gjatë këtë sezon, gjë e cila ka penguar largimin e tij nga Anglia.

-----