Ballina Lajme nacionale AKIS me kërkesa për MPB-në dhe Policinë e Kosovës

AKIS me kërkesa për MPB-në dhe Policinë e Kosovës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Asociacioni Kosovar i Industrisë Private për Siguri (AKIS) ka reaguar sot ndaj rasteve të fundit të plaçkitjeve, në të cilat kishte edhe gjuajtje me armë zjarri.

AKIS me këtë rast ka shprehur shqetësimin e thellë mbi ngjarjet e fundit të plaçkitjeve dhe thyerjeve/eksplodimeve në objektet e institucioneve financiare bankare dhe jo bankare, si dhe gjuajtjen me armë zjarri në drejtim të punonjësve të sigurimit dhe zyrtarëve policorë.

“Si dukuri shqetësuese, në ngjarjet e fundit, plaçkitësit përveç synimeve për arritjen e qëllimit të tyre të plaçkitjes, kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shërbyesve të sigurisë, me ç’rast është rrezikuar rëndë jeta e punonjësve të sigurimit dhe zyrtarëve policor”, është bërë e ditur në reagim.

Shoqata AKIS kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Kompanive të Sigurimit (AKIS), me urgjencë të krijojnë grupe punuese për të punuar mbi masat e nevojshme për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme dhe zbardhjen e rasteve të fundit.

AKIS është shprehur e gatshme të jep kontributin e saj në këtë drejtim, me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive dhe krijimin e kushteve të sigurisë.

Ndryshe, një polic është plagosur më 18 dhjetor pas një grabitje që ka ndodhur në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet, duke thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme.

The post AKIS me kërkesa për MPB-në dhe Policinë e Kosovës appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----