Ballina Arti Akademiku Bahri Beci boton ‘Përjetimet’: U krijua njeriu ideologjik, e keqja e...

Akademiku Bahri Beci boton ‘Përjetimet’: U krijua njeriu ideologjik, e keqja e vendit. Gjuha standarde ngurtësim, por nuk duhet mohuar

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Fatmira Nikolla

Akademiku Bahri Beci në 85-vjetorin e lindjes sjell librin e tij “Përjetime” 1936-2020, që shpërfaq udhëtimin e tij në jetë dhe në karrierë dhe kokëfortësinë e një gjuhëtari të çartur që nuk ka ngurruar të kundërshtojë në çdo kohë sikundër të hapë mendjen duke çmuar lirinë e njeriut.

“Në këtë libër është e vërteta e një jetë e një kohe, nuk paraqet vetëm jetën time, por edhe mentalitetin. Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, tha profesori.

Përmes publicistikës, ai sjell datat vendimtare të kulturës nga Kongresi i Manastirit që dha një gjuhë zyrtare deri te ai i Drejtshkrimit që dha një gjuhë letrare, duke ngërthyer në to, qasjen tonë ndaj botës dhe ngurtësinë e panatyrshme të gjuhës që na u imponua sipas tij e qe mbetet vlere kombëtare.

“Unë nuk kam bërë ndonjëherë, refuzim, apo mohim të gjuhës letrare. Unë jam marrë me argumentet shkencore. Ajo ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, një gjuhë burokratike, më shumë se një gjuhë letrare e mirëfilltë, e këtu përjashtoj shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që, e kam pasur edhe shok fakulteti. Por, ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, ka qenë një ngurtësim”, tha profesori.

I cilësuar si Enfant Terrible, ai nuk kërkon të imponojë mendimin e tij, por do vetëm të tregojë se ka edhe një qasje si kjo. Koncepti frëng i fëmijës së tmerrshëm, i përkthyer, duket se nuk i shkon për shtat akademikut të qeshur dhe as burrit të urtë, por natyra e tij që nuk njeh kompromise e personifikon më së miri.

---- ----
----
-----
-----