

Kim Kardashian ka lënë pa fjalë fansat e saj, teksa ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga adoleshenca e saj.
39-vjeçarja seksi shfaqet së bashku me nënën e saj 64-vjeçare, Kris Jenner. Këtë pozë e ka publikuar si pjesë të promocionit për bashkëpunimin e tyre.
Yjet e “Keeping Up With the Kardashian’s” janë duke u marrë me aromën më të re të KKW të Kim-it.
Të hënë, faqja zyrtare e brendit në “Instagram” ka postuar një foto të vitit 1996 të Kim dhe Kris. Ylli 39-vjeçar shfaqet në mbrëmjen e maturës.