Ballina Lajme nacionale Aida Dërguti nuk garon për deputete, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Aida Dërguti nuk garon për deputete, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Aida Dërguti nuk do të jetë pjesë e listës për deputete.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për herë të parë për vendimin e Aida Dërgutit që të mos kandidojë për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit. Ahmeti e cilësoi si zgjedhje të sajën personale por që gjithsesi ajo e ka bërë të qartë se do të vazhdojë të jetë pjesë e partisë.

“Ka qenë zgjedhje e saj personale, megjithatë i mbetet secilit deputet veç e veç që ta vendosë (nëse garon apo jo)”, tha Ahmeti në një konferencë për media.

Ahmeti shtoi se ishte në plan që të 12 deputetët e PSD-së të kandidojnë përsëri në këto zgjedhje, por gjithsesi secili deputet vendos për veten.

Kreu i PSD-së shtoi se ai është i lumtur që Dërguti ishte pjesë e partisë së tij, si një grua dhe nënë e fuqishme në vend, shkruan Express.

“Jemi të lumtur që e kemi pasur. Një grua dhe nënë e fuqishme në PSD, që do të vazhdojë të japë kontributin e saj”, shtoi ai.

Vetë Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të kandidojë për deputete, por vota e saj do të jetë për kandidatët e PSD-së.

“Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së”, ka shkruar Dërguti.

Ajo ka thënë se edhe sa ishte në Vetëvendosje më shumë ka qenë e angazhuar jashtë sesa brenda institucioneve.

“Po ashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar”, ka thënë Dërguti.

Ish-deputetja ka thënë se kësaj radhe do t’i bashkohet popullit.

---- ----
----
----- ----
-----