Ballina AKTUALE Ahmeti: Në Luginë po përqahen Shqiptaret nga politika (Video)

Ahmeti: Në Luginë po përqahen Shqiptaret nga politika (Video)

355
SHPËRNDAJE

Pas takimit në Vodno, Zv.kryeministri Bujar Osmani ka postuar paraqitjen e Ali Ahmetit, në TV21 ku me nervozë dhe duke i rënë disa herë tavolinën ka kritikuar partitë shqiptare, të cilat me një numër të madh pjesëmarrësish po marrin pjesë në takimet e liderëve.
“Le të mbledhin mend dhe të organizohen ti bashkojnë shqiptarët dhe jo ti përçajnë shqiptarët. I kanë bë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vie të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedone. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do ti nënçmoj shqiptarët” me nervozë është shprehur Ahmeti.

Ahmeti ka përmendur edhe situaten politike në Luginë të cilat po i përqajn Shqiptaret ku mund ti shiheni ne video: