Ballina Lajme nacionale Ahmeti: Jemi të hapur për koalicion edhe me subjekte treja

Ahmeti: Jemi të hapur për koalicion edhe me subjekte treja

9
SHPËRNDAJE

Shpend Ahmeti së bashku me kryeministrin në Largim, Ramush Haradinajn janë të ftuar në një intervistë bashkë.

Ahmeti ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ahmeti zbuloi se ftesa për takim i erdhi të shtunën kur nuk dihej publikisht se do krijohej një koalicion PSD-AAK.

“Mustafa po e ndjenë një përgjegjësi më të madhe si subjekti më i madh opozitar”, tregoi Ahmeti.

“Takimi shkoi shumë pozitivisht. U dakorduam ta hapin mundësinë për bashkëpunim, nëse jo para zgjedhjeve, atëherë definitivisht pas zgjedhjeve”

“Diskutuam për temat si ajo e Countur Global, mbrojtjen e puëntorëve etj…”

Tutje Ahmeti tha se janë të hapur për koalicione me subjekte tjera, dhe se një koalicion ku fituesi do dihej apra zgjedhjeve do ishte më i mirë për vendin.

-----