Ballina Sport Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me FSHF-në: Do rindërtojë katër banesave individuale në bashkitë...

Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me FSHF-në: Do rindërtojë katër banesave individuale në bashkitë Durrës e Shijak

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka firmosur sot marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, për rindërtimin e katër shtëpive që do ndërtohet nga ky institucion.

I pranishëm në firmosjen e marrëveshjes me Ministrin Ahmetaj nuk ishte presidenti Armando Duka, por sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku.

“Jam shumë i lumtur që në emër të FSHF-së do të firmosim këtë marrëveshje me ministrin Ahmetaj për ndërtimin e 4 banesave.

Menjëherë pas tërmetit, Federata Shqiptare e Futbollit nisi punën për të bërë më të mirën në këtë fatkeqësi natyrore. Shumë federata të tjera europiane, si dhe futbollistë të kombëtares kanë kontribuar.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë trajnerin Edi Reja si dhe administratën për kontributin e dhënë”, tha Shulku gjatë fjalës së tij.

Më vjen mirë që Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua këtij projekti madhor. FSHF-ja siç kemi dakordësuar do të financojë ndërtimin e katër banesave individuale në bashkitë Durrës dhe Shijak. Në datën 1 dhejtor në miratuam vendimin e komisionit shtetëror për rindërtimin nr.62 për aprovimin e shprehjes së interesit nga Federata dhe sot me nënshkrimin e marrëveshjes finalizojmë pjesën procuduriale dhe ligjore për ti hapur rrugë proçesit operacional në zbatim të projektit të rindërtimit.

E gjithë procedura që do të bëjë përzgjedhjen e kompanisë që do të zbatojë punimet është kryer nga vetë Federata, ndërsa detyrën e njësisë zbatuese për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve për ndëtimin e banesave individuale do ta kryejë bashkia Durrës dhe Shijak”, tha ministry Arben Ahmetaj.

Konkretisht ndërtimi i katër shtëpive do të jetë 1 në Durrës, 1 në Shijak dhe 2 në Bubq. (TemA)

---- ----
----
-----
-----