Ballina Lajme Bota/Rajoni Aheng në mes të pandemisë: Policia greke përplaset me 30 romë, gjatë...

Aheng në mes të pandemisë: Policia greke përplaset me 30 romë, gjatë përleshjes plagosen disa policë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ditën e sotme në Minidi të Greqisë u regjistrua një ngjarje e rëndë, me protagonistë oficerë grekë të policisë dhe qytetarëve romë.

Patrulla e policisë ishte njoftuar se diku në Minidi kishte zhurmë të madhe. Kur patrulla shkoi në vendngjarje, vuri re se aty kishte muzike e kercime.

Kur policët i kanë kërkuar pronarit të shtëpisë që të dalë jashtë sepse do e shoqëronin, 30 romë të zemëruar kanë nisur të shtënë me sende të rastit mbi makinën e policisë dhe mbi oficerët grekë.

Si rezultat, dy oficerë policie u plagosën dhe njërit i duheshin katër qepje në krah. Turma e zemëruar theu xhamat e makinës së patrullës.

Ndihmë më e madhe u thirr menjëherë dhe oficerët e policisë që shkuan në zonë arrestuan katër persona.

Përpos arrestimeve për thyerje të qetësisë publike, qytetarëve romë iu vendos edhe një gjobë prej 3000 euro, për shkak të thyerjes së rregullave të koronavirusit.

---- ----
----
----- ----
-----