
Agron Tufa ka bërë sot një padi te Krimet e Rënda për ata që ai i quan kriminelë të komunizmit. Tufa ka paditur ish-drejtorin e burgut, Edmond Caja, i cili ka mbajtur poste drejtuese në kohën e komunizmit.
“Bëmë një kallëzim penal që do të ndiqet nga kallëzime të tjera penale për krime monstruoze për ata që kanë bërë krime lufte dhe duhet t’i luftojmë këta kriminelë. Kriminelët e diktaturës sot janë të padënuar, kemi çuar prova të panumërta të dëshmitarëve okularë. Një ndër ta është edhe Edmond Caja, për të cilin sot dorëzova edhe prova”, u shpreh ai.