Ballina Shëndetësi Agjencia Kombëtare e Barnave vendos: Jo më Oki pa recetë

Agjencia Kombëtare e Barnave vendos: Jo më Oki pa recetë

44
SHPËRNDAJE

Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë vendimin që oki të shitet me recetë.

Oki (80mg) nuk do të shitet më në asnjë farmaci pa recetë, përveç Oki task (40mg), i cili shitet në farmaci me bustina.

Oki është një ndër barnat më të lira dhe më të përdoruara nga shqiptarët, për dhimbje të durueshme ose jo.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare pse Oki do të jepet me recetë, por sipas farmacistëve mendohet se është marrë ky vendim sepse konsumimi pa kriter i këtij ilaçi, sjell komplikacione shëndetësore.