Ballina LifeBizare Agjencia e Ushqimit tregon a mund të transmetohet koronavirusi përmes ushqimit

Agjencia e Ushqimit tregon a mund të transmetohet koronavirusi përmes ushqimit

60
SHPËRNDAJE

S’ka prova shkencore që ushqimi e transmeton koronavirusin.

Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit, nga monitorimet në vendet e prekura me virusin Covid-19, ka konstatuar se aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në ëeb faqen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës.

Kryesuesja shkencore e EFSA-së, Marta Hugas, ka thë në se bazuar në përvojat e shpërthimit të koronavirusëve të mëparshëm, dëshmohet se nuk ndodh transmetimi përmes ushqimit.

“Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë që koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim”, ka thënë Hugas.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se derisa kafshët në Kinë ishin burim i mundshëm i infeksionit fillestar, virusi po përhapet nga një person në person – kryesisht përmes spërklave kur personi tështitet apo kollitet. Më shumë informacion mbi koronavirusin dhe ushqimin mund të gjenden në këtë FAQ nga BfR, organi i vlerësimit të rrezikut të Gjermanisë.

“Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Për këtë arsye, EFSA aktualisht nuk është e përfshirë në përgjigjen ndaj shpërthimeve të COVID-19, por sidoqoftë, EFSA është duke monitoruar literaturën shkencore për ndonjë informacion të ri dhe të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, lidhur me sigurinë e ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH/ë HO) ka publikuar rekomandime paraprake duke përfshirë këshillat për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kryq kontaminimit të mundshëm mes ushqimeve të pa gatuara dhe të gatuara.

-----