
Agim Sabedini zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës
Pas marrëveshjes së nënshkruar nga PVD, PDSH dhe LR-PDSH dhe pas thirrjes së seancës për ditën e sotshme ku në rend dite ishte edhe zgjedhja e kryetarit dhe zv/kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, PDSH propozoi emrin e Agim Sabedinit për këtë post.
Kështu që pas formimit të komisionit dhe votimit të këshilltarve, Agim Sabedini me 20 vota pro u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit Komunal të Preshevës.
Post të cilin do ta mbajë deri në përfundimin e mandatit deri në zgjedhjet e ardhshme të Preshevës.