Ballina Lajme nacionale Agim Çeku nesër intervistohet si i dyshuar në Hagë

Agim Çeku nesër intervistohet si i dyshuar në Hagë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku nesër do të interevistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

----

Intervistimi i tij pritet të fillojë rreth orës 10:00. Lajmin e ka konfirmuar për kallxo.com avokati Artan Qerkini.

Çeku më 3 shtator kishte konfirmuar për se është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

“Po është e vërtetë. Jam ftuar për t’u intervistuar në cilësinë  e të dyshuarit. Do të udhëtoj më 28 shtator”, ka thënë ai.

Kujtojmë që, Specialja ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë akuzuar për krime lufte.

Ndërkaq, të premten nga kjo Gjykatë janë arrestuar edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga organizata e Veteranëve të UÇK-së./kallxo

The post Agim Çeku nesër intervistohet si i dyshuar në Hagë appeared first on RTV21.

----- ----