Ballina Lajme nacionale Agim Bahtiri i bashkohet Vetëvendosjes

Agim Bahtiri i bashkohet Vetëvendosjes

57
SHPËRNDAJE

Agim Bahtiri do t’i bashkohet Vetëvendosjes të premten

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është aktualisht anëtar i AKR-së.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Bahtiri i cili momentalisht është anëtar i AKR’së së Behgjet Pacollit, këtë të premte do t’i bashkohet VV’së së Albin Kurtit.

Por, ai nuk do të aderojë i vetëm, bashkë me Bahtirin do të anëtarësohen edhe 600 aktivistë të rinj në Vetëvendosje, shkruan Express.

Gjatë muajit maj të këtij viti Bahtiri e ka shoqëruar Albin Kurtin në tri komunat Veriore të Mitrovicës.

-----