Ballina Sport Afrim “blic” i Bylisit, ballshiotët federojnë mesfushorin serb

Afrim “blic” i Bylisit, ballshiotët federojnë mesfushorin serb

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Bylisi luan sot një ndeshje shumë të vështirë me Kukësin pë javën e 26-të të Superiores, teksa ballshiotët para pak çastesh kanë zbuluar edhe formacionin dhe rezervat e skuadrës, ku bie në sy një emër i ri.

Aleksandar Desancic është federuar nga Bylisi dhe është gati për këtë ndeshje. Një veprim surprizë ky nga ana e klubit ballshiot pasi më parë nuk ka pasur asnjë njoftim për afrimin e ri.

Desancic është 25 vjeç dhe që nga janari nuk ka luajtur me asnjë skuadër, pas mbylljes së aventurës me Metalac, ku luajti 8 ndeshje dhe dhuroi dy asiste. Serbi aktivizohet si mesfushor qendre. /abcnews.al

The post Afrim “blic” i Bylisit, ballshiotët federojnë mesfushorin serb appeared first on Abc News.

---- ----
-----