Ballina Lajme Bota/Rajoni Afera seksuale me Lewinskyn, Clinton: Nuk u mendova, e bëra për të...

Afera seksuale me Lewinskyn, Clinton: Nuk u mendova, e bëra për të menaxhuar ankthin

109
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton i është rikthyer aferës seksuale me Monica Lewinsky, për të cilin iu nënshtrua procedurave të shkarkimit në vitin 1998, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se “ishte një mënyrë për të menaxhuar ankthin”.

“Eshtë si të ndihesh i tronditur, sikur të kesh qenë në një garë me 15 raunde, e cila zgjatet në 30 të tillë. Dhe pastaj gjen diçka për të hequr mendjen për pak kohë. Të gjithë kanë presione në jetë, zhgënjime e frikë nga çfarëdo, gjëra të cilat unë i bëra për të menaxhuar ankthet e mia ndër vite”, u tha ish-presidenti 73-vjeçar producentëve të një dokumentari mbi jetën e bashkëshortes së tij, Hillari.

Ai shprehu edhe njëherë keqardhjen se jeta e ish-punonjëses së Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky mbeti e lidhur me këtë skandal seksual.

“Ishte e tmerrshme ajo që bëra, por nuk e mendova”, u shpreh ai.

Monica Lewisnky ishte 22 vjeç në kohën kur foli për skandalin. Edhe ajo është shprehur se nuk i kishte menduar pasojat e asaj lidhje. Ka pohuar se marrëdhënia ishte konsensuale, por e ka quajtur abuzim me pushtetin të gjithë sulmin që i erdhi në mbrojtje të ish-Presidentit.

Presidenti u shpall fajtor nga Dhoma e Ulët e Kongresit, por kërkesa për shkarkimin u rrëzua nga Senati.

-----