Ballina Lajme Bota/Rajoni Adoloshenjta angleze fajëson nënën për 111 kg e saj

Adoloshenjta angleze fajëson nënën për 111 kg e saj

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një 18 vjeçare angleze duket se ka problem me peshën e saj. Mirëpo sipas saj duket se problem i saj për këtë peshë është e ëma e saj e cila i kishte dhënë para për të blerë ushqime të thata.

Ellie fajësoi nënës e saj Paula gjatë një shfaqje të “It’s Your Fault I’m Fat”, me justifikimin se ishte ajo që e kishte shtyrë drejt obezitetit duke i dhënë asaj para për të blerë ushqim.

----

Ndër të tjera Ellie kishte thënë që është faji yt që unë kam këtë peshë pasi që ti më ke dhënë para dhe nuk ke qenë e rreptë me mua. Ajo thotë që dëshiron të humb peshë por këtë nuk mund ta bëjë edhe pa ndihmën e nënës.

Kjo situatë duket se ka qenë mjaftë e rëndë edhe për nënën e Ellie, e cila ndër të tjera i tha që ka pesë punë dhe e ka tejet të vështirë të kujdeset për fëmijët prandaj edhe i jep para.

Në fund nëna e Ellie, Paula pranoi përgjegjësinë duke i thënë që ka qenë e butë me të dhe më nuk do të jetë.

Kujtojmë se prindërit e Ellie ishin ndarë kur kjo e fundit ishte vetëm 12 vjeçare dhe duket se edhe divorci i prindërve ka ndikuar në obezitetin e vajzës.

----- ----