Ballina Lajme Bota/Rajoni ADN zbulon njerëzit ‘fantazmë’, një degë e zhdukur e prejardhjes njerëzore (FOTO)

ADN zbulon njerëzit ‘fantazmë’, një degë e zhdukur e prejardhjes njerëzore (FOTO)

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kush ishin njerëzit ‘fantazmë’ të Afrikës? Një degë e zhdukur e prejardhjes njerëzore është zbuluar brenda ADN-së së afrikanëve të ditëve moderne, të cilat evoluuan rreth 500,000 vjet më parë.

Gjurmët e të ashtuquajturës ‘popullatë fantazmë’ ishin të vendosura tek njerëzit e ditëve moderne dhe nuk përputheshin me gjurmët e gishtërinjve gjenetikë të Homo sapiens, Denisovan ose Neandertalët.

Saktësisht se cilat specie i përkisnin hominidet nuk dihet, por njerëzit u çiftëzuan me ta rreth 50,000 vjet më parë, shkruan Daily Mail.

Asnjë provë fizike nuk u gjet, por një model kompjuterik tregon se kjo specie misterioze duhet të ekzistojë.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos thonë se speciet e paidentifikuara llogaritin deri në 19% të prejardhjes gjenetike të katër popullsive në tre vende: dy nga Nigeria, një nga Sierra Leone dhe një nga Gambia.

---- ----
----
-----
-----