Ballina Lajme Bota/Rajoni Administrata Trump propozon një paketë prej 850 miliardë $ për të stabilizuar...

Administrata Trump propozon një paketë prej 850 miliardë $ për të stabilizuar ekonominë e SHBA-së

33
SHPËRNDAJE

Administrata Trump do të kërkojë në Kongres një paketë prej 850 miliardë dollarësh, e cila do të shpërbejë për të stimuluar dhe stabilizuar ekonominë, e cila është goditur si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Sipas “NY Times”, rreth 50 miliardë dollarë, do të harxhohen duke qenë se do të ulen taksat për bizneset dhe individët, ndërsa 50 miliardë dollarë të tjerë do të shërbejnë për të ndihmuar industrinë e aviacionit, që është goditur keqas, për shkak të anulimit të fluturimeve.

Gjithashtu do të përfitojnë edhe bizneset e vogla , si edhe punonjësit.

Ditën e djeshme, në një konferencë shtypi, presidenti i SHBA-së njoftoi se do të shpenzohen 50 miliardë dollarë, në një partneritet me kompanitë private, për të ndihmuar sistemin shëndetësor të përballojë krizën.

-----