Ballina Shëndetësi Administrata amerikane gjen kimikalin kancerogjen në tabletat për shtypjen e gjakut

Administrata amerikane gjen kimikalin kancerogjen në tabletat për shtypjen e gjakut

19
SHPËRNDAJE

Në një peticion të qytetarëve të paraqitur në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA), nivele të larta të dimetilformamidit (DMF) u gjetën në ilaçin e hipertensionit ‘valsartan’, të prodhuar nga disa kompani. Dimetilformamidi ka qenë i lidhur me kancerin dhe sëmundje të tjera, transmeton lajmi.net.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), DMF është një toksinë e fuqishme e mëlçisë. DMF mund të shkaktojë dhimbje koke, dobësi, marramendje, probleme të lëkurës, dhimbje barku, kapsllëk, nauze dhe të vjella.

Shtypja e lartë e gjakut ose hipertensioni mund të çojë në disa probleme të tjera shëndetësore, në të cilat përfshihen sulmi në zemër, goditjet në tru dhe madje problemet e veshkave.

Andaj, rekomandohet të kontrolloni rregullisht tensionin e gjakut. Dieta dhe stërvitja mund të ndihmojnë në mbajtjen e shtypjes së gjakut në nivele normale.

Gjithashtu, disa ushqime si dhe erëzat si shafrani i Indisë mund të rregullojnë në mënyrë efektive shtypjen e gjakut. Të rriturit mund të marrin 400 deri 600 mg pluhur organik të shafranit të Indisë 3 herë në ditë. /Lajmi.net/

-----