Ballina Showbiz Adelina Ismaili përlot me dedikimin për nënën e ndjerë: Nëse flas për...

Adelina Ismaili përlot me dedikimin për nënën e ndjerë: Nëse flas për dhimbjen, dridhen qiej e tokë (FOTO)

178
SHPËRNDAJE

Katër vite më parë është ndarë nga jeta nëna e këngëtares së njohur, Adelina Ismaili.

Përmes një postimi në “Instastory”, Adelina ka folur si rallëherë për dhimbjen e madhe që ka përjetur gjatë këtyre viteve.

Madje Adelina ka përlotur të gjithë fansat me fjalët që ka zgjedhur për nënën e saj të ndjerë. Kjo humbje e madhe ka ndikuar edhe në karrierën e këngëtares, e cila ndaloi çdo performancë, për vite me radhë.

Adelina se nëse s’ka folur për dhimbjen që ka për të, është sepse i druhej frikës se mos do të dridhte “qiej e tokë”, nga dhimbja e madhe që mban në shpirt.

Nëna e këngëtares, Mona Ismaili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 2016 dhe la pas 3 vajzat, Adelinën, Zanfinën dhe Emën. Vajzat janë rritur pa të atin Rexhep, i cili u shkurorëzua nga Mona kur ato ishin ende të vogla.

“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak  kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami’ – shprehet Adelina në vargjet e ndjera e tejet emocionuese.

-----