Ballina Lajme Bota/Rajoni Abuzoi me të miturin, arrestohet 71-vjeçari

Abuzoi me të miturin, arrestohet 71-vjeçari

115
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas publikimit të pamjeve nga emisioni investigativ ‘Stop’, ku një i moshuar dukej duke abuzuar seksualisht me një mitur, Policia e Tiranës identifikon dhe arreston të moshuarin, 71 vjeçarin me iniciale H.M.

Sipas policisë së Tiranës, është arrestuar për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmim seksual”.

----

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”

Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike”.

----- ----