Ballina Teknologji Abuzimet: Gjyq i madh ndaj Google nga 38 shtete të SHBA

Abuzimet: Gjyq i madh ndaj Google nga 38 shtete të SHBA

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Google u përball me procesin e tretë të madh në dy muaj të enjten, pasi 38 shtete dhe territore të SHBA akuzuan kompaninë për abuzim me fuqinë e tregut për t’u përpjekur ta bëjë motorin e saj të kërkimit si dominant.

Procedimi gjyqësor kundër kompanisë mëmë të Alphabet vijon me vite të tëra ankesash se ajo dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë, përfshirë Facebook dhe Amazon, përdorin fuqinë e tyre të madhe të tregut për të mposhtur konkurrentët në kërkim të fitimit, raporton Reuters.

Prokurorët po kërkojnë nga gjykata që ta shpallë Google fajtor për shkeljen e ligjeve anti-mirëbesim dhe të urdhërojë anulimin e çdo marrëveshjeje ose sjellje tjetër që ajo e konsideron ekskluzive.

U përmend dhe mundësia e kërkimit të shitjes së pronës, por pa detaje.

Shtetet nuk kanë kërkuar gjobitje, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nebraskës Doug Peterson.

“Gjobat janë si të qëllosh një gorillë në pjesën e poshtme të këmbës. Për fat të mirë, ne kemi masa që janë shumë më të gjera në shtrirje,” tha Peterson.

Në përgjigje të procesit gjyqësor, Google përsëriti pikëpamjen e saj se konkurrenca në kërkim është e vështirë, duke thënë se TripAdvisor dhe Expedia janë ndër rivalët e saj dhe se të gjitha ndryshimet që ka sjellë janë në favor të konsumatorëve.

Shtetet kërkojnë që padia e tyre të lidhet me atë të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë në tetor, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Publik të Kolorados.

---- ----
----
-----
-----