Ballina Lajme nacionale Abrashi tregon se si do të qeverisë Vjosa Osmani

Abrashi tregon se si do të qeverisë Vjosa Osmani

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Arban Abrashi thotë se Vjosa do të qeverisë vetë, nuk do ndikohet nga dikush tjetër.

Arban Abrashi, i cili ishte ministër e më pas edhe deputet, tash sekretar organizativ i LDK në emisonin Frontal të T7-tës ka folur për qeverisjen e Isa Mustafës.

Ikjet e qytetarëve që ishin në vitin 2014 sipas Abrashit nuk ishin si pasoj e qeverisjes.

Sipas tij problemet e qeverisjes së Mustafës ishin Demarkacioni e temat e tjera por jo ikjet.

“Rezultat dhe raportet tregojnë diçka tjetër. Ne në atë kohë morëm menjëherë masat. Probleme ishin pakënaqësitë për Demarkacionin”, ka thënë ai.

Kurse kandidaturën e gruas nga Mitrovica e sheh si kandidaturën më të mirë që është në skenë aktualisht.

“Vjosa është e gatshme me u përball me problemet e qytetarëve. Kurse projektet e mëdha duhet të bëhen me Bashkuesin Ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se Vjosa Osmani në rast të fitores postin e kryeministres do ta udhëheq vet pa u ndikuar nga askush.

“Vjosa do punojë pa u ndikuar. Ajo do bëjë programin e saj qeverisës dhe do qeverisë ashtu siç mendon që është më së miri dhe më së drejti. Ajo do punoj për të mirën e përbashkët të qytetarëve”, ka deklaruar sekretari i LDK-së.

---- ----
----
----- ----
-----