Ballina Sport Abibi në kombëtare? Llogaritë e “Irish Mirrorr” bëjnë lëmsh shqiptarët

Abibi në kombëtare? Llogaritë e “Irish Mirrorr” bëjnë lëmsh shqiptarët

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
“Dundalk po pret të mësojë nëse portieri Abibi do të jetë i grumbulluar nga Shqipëria për ndeshjet kualifikuese të Katar 2022”, shkruan “Irish Mirror”, në një artikull për skuadrën e Dundalk që do të humbë dy titullarë për duelin e radhës për shkak të grumbullimeve me Letoninë dhe Ishujt Faroe.

Thjesht llogari për mungesat e irlandezëve, por kaq ka mjaftuar që në disa media shqiptare të shkruhet se portieri Alesio Abibi mund të jetë surpriza e trajnerit Edy Reja për ndeshjet kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

Abibi në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, ndërsa në Superiore ka veshur fanellën e Tiranës dhe ka luajtur disa ndeshje si titullar.

Te Kastrioti u shfaq këtë verë pas një eksperience në Serie C në Itali, por gjasat që të jetë pjesë e kombëtares tani janë krejt të vogla. Edhe pse ishte hero për Dundalk në Superkupë, duke pritur penallti… /abcnews.al

The post Abibi në kombëtare? Llogaritë e “Irish Mirrorr” bëjnë lëmsh shqiptarët appeared first on Abc News.

---- ----
-----