Ballina Lajme nacionale Abelard Tahiri e pranon se vendimi i Veselit mund ta dëmtojë në...

Abelard Tahiri e pranon se vendimi i Veselit mund ta dëmtojë në votë PDK’në

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se Kadri Veseli me vendimin e tij për largimin e zyrtarëve që kanë aktakuza ka vendosur një standard të ri.

“Është e rëndësishme që për herë të parë një Kryetar i një partie politike vendosi një standard të tillë në Republikën e Kosovës. Ne e kemi të çartë se personat që kanë aktakuza dhe që janë në procese gjyqësore janë të pafajshëm deri në një vendim final të gjykatës”.

Ministri i Drejtësisë thotë se në të kaluarën nuk ka ekzistuar një standard i tillë në politikën kosovare ky zyrtarët e rëndësishëm apo më pak të rëndësishëm të jenë larguar për shkak të proceseve gjyqësore.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se për askënd nuk është e mirë ta liroj pozitën sidomos për ata zyrtarë që kanë qenë në mandat, por qëllimi ka qenë vendosja e standardit.

“Nuk është vullneti ynë politik që t’i dëmtojmë njerëzit tanë, sepse në fund të fundit mund të ketë efekt edhe në votë nëse nesër dalim në zgjedhje por ajo që është e rëndësishme që të vendosim një standard që njerëzit që janë në procese gjyqësore të mos drejtojnë institucione”.

---- ---- ----
-----