Ballina Lajme nacionale Abdixhiku: Ministria e Punëve të Jashtme i takon LDK-së

Abdixhiku: Ministria e Punëve të Jashtme i takon LDK-së

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me 6 tetor në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet, ku e para është renditur VV duke u pasuar nga LDK.

Në emisionin “Pressing” të Televizionit 7, kandidati për deputet i LDK’së, ka thënë se me Vetëvendosjen përshtaten në shumë pika. Ndërsa flet edhe për pozitat qeveritare të cilat LDK i synon specifikisht.

----

“Ne e synojmë politikën e jashtme në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Express.

Megjithatë kur flet për ndarje të pozitave qeveritare pas krijimit të mundshëm të një qeverie, Abdixhiku thotë se diplomacia është ajo që e do partia e tij.

Sipas Abdixhikut, LDK’ja duhet ta marrë këtë pozitë për shkak të raporteve ndërkombëtare që kjo parti ka.

Ai ka folur edhe për pozitën e presidentit, duke thënë se Vetëvendosje e LDK’ja duhet të diskutojnë pasi është diçka që do të ndodhë pas dy vjetëve, pra përfundimi i mandatit.

----- ----