Ballina Lajme nacionale AAK reagon pas përleshjeve në LDK, thonë se s’kanë gisht në to

AAK reagon pas përleshjeve në LDK, thonë se s’kanë gisht në to

22
SHPËRNDAJE

Përleshjet në LDK janë bërë shumë të shpeshta kohëve të fundit.

Partia e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një komunikate për media ka reaguar për zhvillimet e fundit në procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se respektojnë procesin e brendshëm zgjedhor dhe e konsiderojnë si cështje të brendshme të saj, por, duke shtuar se është në interesin e demokracisë në vend që të ketë një proces të shëndoshë zgjedhor në të gjitha partitë politike.

“Nuk mundemi të mos vërejmë se përplasjet e brendshme në LDK dhe përpjekjet e grupeve të caktuara për të marrë kontrollin e partisë, ndonjëherë duke degjeneruar edhe në përplasje fizike, janë shëmtuese për vet LDK-në. Për më tepër përpjekjet për të implikuar AAK-në në këto incidente janë shpifje dhe përpjekje për të mbuluar defektet e brendshme të LDK-së”, shkruhet në komunikatë.

Sipas AAK-së, personi i pëmendur si i implikuar në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Mat, nuk është anëtar i AAK-së.

“Ne si parti i kemi punët tona dhe pos respektimit të zgjedhjeve të brendshme në LDK, nuk kemi asnjë interes tjetër”, përfundon njoftimi.

-----