Ballina Lajme nacionale AAK reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, e quan të padrejtë ftesën e...

AAK reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, e quan të padrejtë ftesën e Speciales

20
SHPËRNDAJE

Sot ka dhënë dorëheqke nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinajt.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas ftesës që i është bërë të parit të kësaj partie nga Gjykata Speciale.

Përmes një reagimi në medie, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka cilësuar si ftesë të palogjikshme dhe të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale që i është bërë të parit të kësaj partie.

Sipas AAK-së, dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit është akt i një kryeministri të përgjegjshëm.

“Ramush Haradinaj dhe AAK-ja, do të dalin fitues edhe në këtë betejë dhe do të rikthehen më fuqishëm se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK-së.

Reagimi i plotë i AAK-së pa ndërhyrje:

Vlerësojmë se dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, si pasojë e ftesës krejtësisht të palogjikshme dhe të padrejtë nga Gjykata Speciale, ishte akti i vetëm i një Kryeministri të përgjegjeshëm.

Deklarata e vetë Kryeministrit, se nuk mund të lejojë të paraqitet përpara kësaj Gjykate si Kryeministër i shtetit të Kosovës, e bënë këtë akt të tij, vendim të pashembullt të një lideri, që interesin e vendit e ka mbi gjithçka!

Kryetari Haradinaj dhe AAK-ja si parti, edhe pse për këto 20 vjet, jane sfiduar nga situata prej më të vështirave, do të vazhdojnë që të mbrojnë lirinë, sovranitetin dhe interesat e popullit dhe të shtetit të Kosovës me çdo çmim.

Vlerat e krijuara dhe shteti i shpallur në kufijtë ekzistues më 2008, për ne do të jenë përherë të shenjta.

Ramush Haradinaj dhe AAK-ja, do të dalin fitues edhe në këtë betejë dhe do të rikthehen më fuqishëm se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës!.

-----