Ballina Lajme nacionale AAK-ja fillon fushatën para afatit të paraparë me ligj

AAK-ja fillon fushatën para afatit të paraparë me ligj

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ende zyrtarisht nuk ka filluar fushta zgjedhore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, e cila në këto zgjedhje kandidat për kryeministër e ka Ramush Haradinaj ka filluar fushatën e zgjedhjeve para afatit të paraparë më ligj.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 5 tetorit është paraparë të mbahet prej datës 25 shator deri më 4 tetor. Pra, fushata do të zgjasë dhjetë ditë. Kaq është koha që partitë politike të bëjnë thirrje me sloganet dhe propagandën që të votohen.

Por, partia e Ramush Haradinaj ka filluar propagandën zgjedhore më herët, shkruan lajmi.net.

Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur disa billborda ku pasqyrojnë Ramush Hardinajn.

Bilbordi mbanë moton e fushatës së AAK-së “100 % ”. Konkretisht është shënuar: “100 % Kosovë”, e poshtë motos fotografia e Haradinajt.

Lajmi.net ka kërkuar një sqarim nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, nëse ka thyerje të ligjit në këtë rast. Në këtë institucion kanë thënë se nuk është kompetencë e tyre që ta sqarojnë rastin në fjalë.

“Kjo nuk është në kompetencën e KQZ-së”, tha për lajmi.net, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

Ndërkohë, shkelja e ligjit në fushatë është kompetence e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa –PZAP. Ky institucion, i cili gjobitë paritë, thotë se nuk është kompetencë e tyre të sqarojnë nëse ka shkelje të ligjit në këtë rast.

“Në lidhje me pyetjen e parashtruar nga ana e juaj, ju informojmë se, pyetja e juaj është parashtruar në adresë të gabuar. PZAP nuk ka njohuri dhe kompetencë të përgjigjet në pyetjet për të cilat nuk ka mandate ligjorë”, thuhet në përgjigjen e PZAP për lajmi.net.

AAK-ja në këto zgjedhje garon bashkë me PSD-në e Shpend Ahmetit. Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dashur të flasin se kush menaxhon me asetet ku janë vendosur bilbordet e Haradinajt, apo nëse ka leje për këtë.

---- ----
----
----- ----
-----