Ballina Showbiz A rrezikon të gjobitet aktori i humorit Olsi Bylyku, me 5 mijë...

A rrezikon të gjobitet aktori i humorit Olsi Bylyku, me 5 mijë euro gjobë?!

99
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Aktori i spektaklit Klanifornia në TV Klan, Olsi Bylyku, është ndaluar ditën e sotme nga policia, pasi ka thyer rregullat që qeveria shqiptare ka vendosur për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Bylyku rezulton që më 8 mars është kthyer nga shteti fqinj, Italia, vend i cili është në një situatë mjaft të vështirë nga COVID-19. Ai nuk është vetizoluar dhe ka vendosur që me makinën e tij të shkojë në punë. Në këtë mënyrë, aktori i njohur ka thyer dy here rregullat.

E si pasojë lind pyetja, nëse aktori rrezikon që të gjobitet me 5 mijë euro gjobë?

Kujtojmë se ligji parashikon që ata që nuk janë vetkarantinuar kur janë kthyer nga zonat e kuqe si Italia, do të gjobiten me shumën prej 5 mijë euro.

“Kushdo që në postblloqet e policisë dhe ushtrisë konstatohet që duhej të ishte në vetëkarantinim, dhe është jashtë, do të gjobitet me 5 mijë euro dhe nuk do të ketë të drejtën të dalë jashtë kufirit kur situata të normalizohet, pa e shlyer gjobën”, është një ndër masat e marra nga qeveria për kujdesin ndaj përhapjes së koronavirusit.

---- ---- ----
-----