Ballina Lajme Bota/Rajoni A preket hapësira detare e Shqipërisë? Greqia dhe Italia marrëveshje për zgjerimin...

A preket hapësira detare e Shqipërisë? Greqia dhe Italia marrëveshje për zgjerimin e kufirit detar

27
SHPËRNDAJE

Greqia dhe Italia firmosin sot në Athinë marrëveshjen për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes tyre.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për riformatim të marrëveshjes që dy vendet kishin firmosur në vitin 1977, e cila përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve.

Marrëveshja e re përcakton zonën ekskluzive ekonomike, një zgjerim të kufirit detar në 12 milje mes dy vendeve, por përcakton edhe të drejtat në det.

Marrëveshja do të firmoset në Athinë mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologut të tij italian Luigi di Maio.

Greqia dhe Italia ndajnë zonën ekskluzive ekonomike në detin Jon, duke filluar në veri, në zonën e ishujve diaponte te Othonos-it, shumë pranë brigjeve shqiptare dhe deri ne jug të saj, në zonen mes ishujve të kretës dhe sicilise.

Prej kësaj marrëveshje duket se nuk preket hapësira detare e Shqipërisë, madje krijohet një precedent pozitiv edhe për një marrëveshje eventuale mes vendit tonë dhe Greqisë. Siç dihet mes dy vendeve është dialoguar një marrëveshje, e cila përcakton hapësiren detare mes dy vendeve e cila do të shtrihet në 12 milje, por ende nuk përcakton zonën ekskluzive ekonomike mes dy vendeve tona.

Burimet e Top Channel në Ministrinë e Jashtme greke thanë se kjo marrëveshje mund të shërbeje si udhëzuese edhe për çështjet me Shqipërinë.

-----