Ballina Showbiz A po tenton ta bëjë këngëtare Gjyste Vulaj vajzën e saj?

A po tenton ta bëjë këngëtare Gjyste Vulaj vajzën e saj?

42
SHPËRNDAJE

Ka dekada të tëra prej kur Gjyste Vulaj është futur në botën e muzikës.

Ajo po vazhdon ta mbajë emrin si këngëtarja ulqinake më e kërkuara jo vetëm nga vendasit por gjithandej ku ka shqipfolës, shkruan “Kosovarja”.

Cilësohet si një ndër femrat më të guximshme në estradë, edhe pse kohët e fundit nuk është edhe shumë aktive si më herët ajo vazhdon të jetë po e njëjta femër energjike.

Të veçantë që nga fillimi e ka bërë stili i saj ekstravagant në çdo paraqitje të saj, e të mos flasim për muzikën e saj unike e atmosferën që përcjell bashkë me të nuk mund ta krahasosh me askënd.

Nuk është e rrallë që në tregun muzikor pos këngëtareve të hynë pas një kohe edhe fëmijët e tyre.

E shumë shpejt mund të ndodh edhe me vajzën e Gjystes, Rosanën.

Pse jo? Një femër e bukur, sharmante, e gjatë e më linja të tonifikuara si e ëma e saj janë pikërisht tipare që e përbëjnë një artiste.

 

Rosi po të presim e dashur ta ndezësh skenën. /Kosovarja/.

The post A po tenton ta bëjë këngëtare Gjyste Vulaj vajzën e saj? appeared first on KOSOVARJA.