
Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Patos theksoi se PS nuk do t’i bjerë shkurt duke shtyrë zgjedhjet, pasi do të krijohej një precedent që do ta fuste vendin në qorrsokak sa herë është para zgjedhjeve.
Por ai theksoi se ka shance për qetësimin e situatës, në mënyrë që Ilir Meta të qetësojë Monika Kryemadhin dhe të detyrojë Berishën që të qetësojë Bashën.
“’97, përplasje e popullit dhe për të gjitha këto arsyet është shumë i shqetësuar Ilir Meta deri në pikën sa ndërhyri në mes të fushatës duke bërë një marrëzi, duke fshirë firmën e tij me firmën e tij. Unë jam i bindur se të gjithë shqiptarët e kuptojnë nëse Ilir Meta është i shqetësuar, duhet ti thotë Monikës të qetësohet, t’i thojë Saliut të qetësojë Lulin dhe kaq e thjeshtë s’ka më problem”, tha Rama.