Ballina Lajme Bota/Rajoni A po përmirësohet situata në Itali? Ja si është gjendja në vend...

A po përmirësohet situata në Itali? Ja si është gjendja në vend (Foto)

100
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi u mori jetën 602 personave të tjerë në 24 orët e fundit në Itali, duke e çuar bilancin total në 6 077 viktima. Mbi 3700 janë rastet e reja për një total prej më shumë se 63 900 persona të infektuar.

Shifrat mbeten alarmante, por rënia në numrin e viktimave dhe rasteve të reja për të dytën ditë radhazi po ushqen shpresën se situata po shkon drejt përmirësimit.

Autoritetet e rajonit më të prekur të Lombardisë thonë se kjo është dita e parë pozitive, pasi konfirmohet trendi i uljes së rasteve dhe viktimave.

“Nuk është momenti të brohorasim fitore, por një dritë në fund të tunelit e shohim”, tha Giulio Gallera, përfaqësues i Këshillit Rajonal të Lombardisë.

Ndërkaq, sipas një raporti të Insititutit të Shëndetit Publik, që prej fillimit të epidemisë në Itali, mbi 4800 punonjës të shëndetësisë janë prekur nga Covid-19, 9% e numrit total të të infektuarëve. 24 mjekë kanë humbur jetën deri më tani.

---- ---- ----
-----