Ballina Lajme nacionale A po kandidon edhe Gazmend Muhaxhiri për kryetar të LDK-së?

A po kandidon edhe Gazmend Muhaxhiri për kryetar të LDK-së?

17
SHPËRNDAJE

Pas disa ditësh pritet që të zgjedhet Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një fushatë e egër para zgjedhjeve të Lidhjes Demokratike ka nisur brenda partisë.

Deri në 3 gusht kur edhe do të votohet për drejtuesin e këtij subjekti, po lakohen edhe emra të ndryshëm se kush do të jetë kryetar.

Duket se nuk ka ndonjë mobilizim për një emër të vetëm, ndërsa deri më tani disa nga politikanët më të zëshëm të LDK-së, thuhet se synojnë ta marr timonin e kryetarit.

Ndonëse Indeksonline ka raportuar ditë më parë se Isa Mustafa, do ta marr fronin e LDK-së, madje një mesazh për kundërkanditatët e babait të tij, e la edhe djali i tij Besniku sot përmes një postimi.

Ai shkruajti: “Të disponuar për sfidat e rradhës ”.Ky postim erdhi pasi shpalljes së kandidaturës për kryetar të LDK’së nga Fatmir Sejdiu.

Por, kryetar i LDK-së, po synon të bëhet edhe i pari i Podujevës, Agim Veliu.

Por, duket se garës për kryetar do t’i hy edhe i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, edhe pse ky i fundit javë më parë ka thënë se nuk ka pretendime.

Gjithsesi dyshimet shtohen nga disa postime që ka bërë së fundmi zyrtari i LDK-së në Facebook Bajram Gecaj, i cili ka publikuar disa fotografi nga Bjeshkët e Rugovës ku shihet me Muhaxherin, teksa ka shkruar: Diçka po zihet!

-----