Ballina Lajme nacionale A po e synon postin e presidentit? Flet Isa Mustafa

A po e synon postin e presidentit? Flet Isa Mustafa

2
SHPËRNDAJE

Së shpejti pritet të arrihet marrëveshja në mes të LDK dhe LVV-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka folur për ambiciet e tij që në të ardhmen ta marrë postin e presidentit të vendit.

Para mediave, Mustafa ka thënë se kjo është më shumë zhurmë në media, sesa gjëra reale, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, nuk ka mohuar se kjo çështje do të diskutohet.

“Unë po shoh që po bëhet zhurmë e madhe për punën e presidentit. Ne nuk e kemi në rend dite këtë, e kemi qeverinë dhe konstituimin e parlamentit. Por të gjitha çështjet që dalin gjatë kësaj periudhe katër vjeçare duhet të diskutohet edhe çështja e presidentit. Unë s’kam thënë asnjëherë se kam ambicie që të bëhem president. Pra kjo propozohet nga partia që ka të drejtë ta bëj këtë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se vendi rrezikohet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit.

“ Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedh presidentin atëherë pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe kjo është arsyeja që të kemi vullnet të përbashkët që të përkrahim të drejtën e subjektit politik që të propozohet kandidati”, tha Mustafa. /Lajmi.net/