Ballina Lajme Bota/Rajoni A përhapet koronavirusi gjatë marrëdhënieve seksuale? Ja çfarë zbuluan shkencëtarët nga studimet

A përhapet koronavirusi gjatë marrëdhënieve seksuale? Ja çfarë zbuluan shkencëtarët nga studimet

142
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi nuk ka gjasa të përhapet përmes seksit, thonë shkencëtarët, por gjithashtu ata pranojnë se nuk mund të përjashtohet si mundësi. Një muaj më parë u analizuan mostrat e spermës së 34 burrave në Kinë që ishin diagnostikuar me simptoma të buta të COVID-19.

Shkencëtarët nuk gjetën ndonjë provë të virusit në spermën e tyre. Por ekspertët thanë se ata nuk mund të përjashtonin mundësinë që virusi mund të ishte në lëng seminal gjatë periudhës infektive.

----

Disa ekspertët kanë ngritur shqetësime se virusi mund të hyjë në testikuj, ku prodhohet sperma, e cila mund të shkaktojë ‘dëmtim afatgjatë’. Kjo teori bazohet në atë se si virusi futet në qeliza – përmes një receptori të quajtur ACE2, i cili është i pranishëm në qelizat në të gjithë trupin.

Por një ekip në Kinë, gjetën shumë pak prova që ACE2 është i pranishëm në indet testikulare.

Sidoqoftë, ata janë akoma të shqetësuar në lidhje me arsyen pse një e pesta e burrave të infektuar që morën pjesë në studim, kishin dhimbje të testikujve.Një lidhje midis virusit dhe dhimbjes së testikujve është raportuar edhe nga shkencëtarët ndërkombëtarë.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja për studimin e fundit, botuar në Fertiliteti dhe Steriliteti, ishte: ‘A mund të përhapet virusi përmes spermës?’ Urologu Dr James Hotaling, bashkëautor i studimit, në Universitetin e Shëndetësisë në Utah, shprehet se gjetjet e tyre kanë treguar se kjo gjë nuk është e mundur.

Ai tha: “Nëse një sëmundje si COVID-19 do të transmetohej seksualisht, kjo do të kishte pasoja të mëdha për parandalimin e sëmundjes”.

Dhe Dr Hotaling paralajmëroi gjithashtu se nëse do transmetohet seksualisht, koronavirusi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin riprodhues afatgjatë tek njeriu.

----- ----