Ballina Lajme nacionale A ndikoi rasti i Tomor Morinës në destabilizimin e marrdhënies Kosovë- Maqedoni...

A ndikoi rasti i Tomor Morinës në destabilizimin e marrdhënies Kosovë- Maqedoni ?

15
SHPËRNDAJE

Marrdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë stabile.

Rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës thotë ambasadori i Kosovës Gjergj Dedaj.

Sipas tij kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo Maqedonisë së Veriut.

Ai pret që vendimi për mos-ekstradimin e Morinës të konfimrohet edhe në instancat më të larta gjyqësore.

Dedaj për Alsat flet edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndërsa Duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Dedaj nuk përjashton mundësinë që qeveria e re të heq taksën ndaj mallrave serbe pasi siç thotë kjo është kërkesë edhe e partnerëve të Kosovës përfshirë këtu SHBA-ve.

-----