Ballina LifeBizare A na mbron vërtetë nga infeksioni një maskë fytyre?!

A na mbron vërtetë nga infeksioni një maskë fytyre?!

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

A duhet secili të mbajë maskë

A na mbron vërtetë nga infeksioni një maskë fytyre?! – Është pyetje që është shtruar këtyre ditëve. Por, është diskutuar me ashpërsi, herë me argumente e herë pa to. Shumë profesionistë kanë njoftuar publikun se mbajtja e një maske në fytyrë nuk është garancë se personi nuk do të infektohet, sepse virusi mund të transmetohet edhe përmes syve.

----

Sidoqoftë, maskat janë mjaftueshëm efektive për të ndaluar spërkalat, të cilat janë forma kryesore e transmetimit të koronavirusit.

Por, a duhet secili të mbajë maskë?!

Të dhënat që transmetojnë te audiencat botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thekson se:

– Nëse jeni i shëndetshëm, maskën duhet ta vendosni vetëm nëse jeni duke u kujdesur apo keni kontakt me një person që dyshohet të jetë i infektuar.

– Maska duhet mbajtur nëse po teshtini apo po kolliteni dhe jeni në publik.

– OBSH, thekson se maskat janë efektive vetëm nëse shfrytëzohen të kombinuara me larjen e vazhdueshme të duarve me ujë e sapun për së paku 20 sekonda apo pastrimin me tretësirë alkooli. Si dhe…

– Nëse vendosni një maskë, atëherë duhet të dini se si ta shfrytëzoni atë, e pokështu ta hidhni në mbeturina me korrektësi menjëherë pas shfrytëzimit.

Pra, maskat duhet të mbahet në mënyrë të obligueshme nëse jeni në kontakt me dikë që është i infektuar – sepse zvogëlon shansat për bartje të virusit. E pokështu, maskën duhet ta mbani patjetër nëse jeni person që dyshohet apo që jeni të infektuar me koronavirus – kjo në mënyrë që t’i mbroni të tjerët./21Media

The post A na mbron vërtetë nga infeksioni një maskë fytyre?! appeared first on RTV21.

----- ----