Ballina Shëndetësi A mundet një “zemër e thyer” të ndikoj në sëmundjen e kancerit?...

A mundet një “zemër e thyer” të ndikoj në sëmundjen e kancerit? Përgjigjen ekspertët

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përderisa stresi është shumë i lartë kur humbasim dikë që kemi dashur, studimet e më hershme kanë gjetur se mund të qoj në probleme të zemrës, mirëpo një studim i ri  ka gjetur se një në gjashtë persona me zemër të thyer kanë pasur kancer. Diçka edhe më keq, ata kishin shumë më pak gjasa ti shpëtonin kancerit pesë vjet pas diagnostifikimit, raporton “WBHMD”.

”Mesa duket është një lidhje shumë e fuqishme në mes “Sindromës së një zemër të thyer” dhe kancerit”, tha autori i këtij studimi Dr. Christian Templin, nga universiteti i Zurich në Zvicër, transmenton lajmi.net.

Rekomandohet që personat që kanë pasur apo kanë zemrën e thyer, t’i ekspozohen analizave për të parë shëndetin e tyre.

Sindroma e zemrës së thyer mund të shkaktoj emocione intensive. Vdekja e më të dashurit, një ndarje apo divorc, problemet financiare, madje edhe ato emocionet pozitive intensive, mund të ndikojnë në këtë sindromë dhe të shkaktohen probleme me zemër dhe mesa duket  jep një shtyrje edhe për sëmundje tjera më të rënda. /Lajmi.net/

---- ----
----
-----
-----