Ballina Lajme nacionale A mund të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia Samiti i Paqës?

A mund të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia Samiti i Paqës?

39
SHPËRNDAJE

Samiti i Paqes mund të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia?

Ish-diplomati serb, Zoran Millivojeviq, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Francë do të marrë tri lloje të mbështetjes nga homologu i tij, Emmanuel Macron.

Ish-diplomati serb, Zoran Millivojeviq, ka thënë se në Samitin e Paqes në Paris, presidenti i Serbisë do të marrë mbështetje nga presidenti francez Emmanuel Macron për rrugën evropiane të Serbisë, “mini shengenin me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë si dhe për dialogun me Kosovën.

Millivojeviq, në një prononcim për “Tanjug”, transmeton lajmi.net, ka thënë se takimi dhe biseda në mes të Macronit dhe Vuçiqit është shumë e rëndësishme dhe do të vërtetonte që nuk ka mbijetesë të BE-së pa Francën, por edhe për shkak të pikëpamjeve të Macronit që nuk ndryshojnë.

“Takimi midis dy presidentëve do të jetë domethënës për një numër çështjesh, para së gjithash, më së shumti që nëse është e mundur që Macron të na japë një vështrim më të afërt në pikëpamjen e tij për BE-në në të ardhmen, një platformë nga e cila BE-ja do të dalë në të ardhmen dhe çfarë do të ndodhë me politikën e zgjerimit”, tha Millivojeviq.

Sipas tij, Macron mbetet në përputhje me politikat e tij që promovoi vitin e kaluar në Samitin e Ballkan Perëndimor në Sofje, kur tha se do të nxiste reforma brenda BE-së, domethënë për të korrigjuar çdo vështirësi me të cilën BE është zënë.

Sipas Millivojeviqit, duke e parë këtë politikë të Macronit, Vuçiq do të marrë tre lloje të mbështetjes nga presidenti francez.

“Do të marrim tre lloje të mbështetjes. Konfirmimi i parë që BE nuk po heq dorë nga Serbia, do të dëgjojmë çështjen e mekanizmave, por do të marrim mbështetje për rrugën tonë evropiane, si dhe për iniciativën rajonale të Serbisë “mini Shengen”, i cili e shtyn Serbinë si një mekanizëm që është plotësues i qëllimeve të BE-së”, thotë Millivojeviq, duke shtuar se, Serbia po ashtu do të marrë mbështetje për dialogun me Kosovën në bazë të gjetjes së një zgjidhje kompromisi.

Millivojeviq beson se është e nevojshme që BE të gjejë një mekanizëm për të përvetësuar disi Ballkanin Perëndimor, dhe thekson se pa këtë koncepti i BE-së nuk mund të diskutohet me sukses, veçanërisht kur BE po përballet me Brexit-in.

Sipas tij, sa i përket çështjes së Kosovës, Vuçiq dhe Macron do të diskutojnë për kushtin që i është vënë Serbisë për anëtarësim në BE-, pra njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Tema që do të diskutojnë të dy presidentët, dhe e cila është veçanërisht e rëndësishme për ne (Serbinë), është çështja e Kosovës, domethënë nëse kushti për pranimin e Serbisë në BE është njohja e pavarësisë së Kosovës. Pra nëse akoma është i vlefshëm ky kusht dhe zgjerimi i BE-së”, ka thënë Millivojeviq, duke shtuar se është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh qëndrimin e Serbisë që ajo nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se kjo është çështje me interes ndërkombëtar.

Sipas ish-diplomatit serb, një temë tjetër që pritet të diskutohet në mes të Vuçiqit dhe Macronit, është edhe “mini shengeni”, një iniciativë të cilën Millivojeviq beson që do të marrë mbështetjen e Macronit, pasi që siç u shpreh ai, përmes këtij mekanizmi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në një farë mënyre kompensojnë pasigurinë e zgjerimit të BE-së.

Madje sipas Millivojeviq, ideja e “mini shengenit”, do të mund t’i ndihmojë këtyre tre vendeve drejt anëtarësimit në BE-së, pasi që siç u shpreh ai, kjo ide është në përputhje me filozofinë e BE-së.