Ballina Showbiz A mund ta dini se cila këngëtare e njohur është kjo?

A mund ta dini se cila këngëtare e njohur është kjo?

10
SHPËRNDAJE

Vitet po ikin dhe bashkë me to edhe imazhet e shumë këngëtarëve kanë ndryshuar.

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura dhe të kërkuara në mbarë trojet shqiptare.

Për dekada me radhë, ajo me zërin e veçantë ka argëtuar publikun, duke sjellur këngë të shumta, të cilat janë pëlyqer shumë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmanin, e cila edhe sot nuk ndalet së publikuari projekte të ndryshme muzikore, shkruan rtv21.

Përveç zërit dhe stilit të veçantë, këngëtarja nga Mushtishti i Suharekës shquhet edhe për bukurinë. Në çdo paraqitje që bën, Remzia duket e rregulluar tejet bukur. Krahas ditëve të sotme, këngëtarja e rregulluar dhe elegante shihet edhe kur ka qenë më e re.

Në disa imazhe të bëra rreth 30 vjet më parë, ajo shihet se edhe atëherë kujdes të madh i ka kushtuar vetes.

Në disa imazhe të hedhura në internet, Remzie Osmani shihet se përveç look-ut, nuk ka ndryshuar edhe aq shumë në pamje. Sa i përket karrierës muzikore, “Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 3 mars, i cili deri tani ka mbi 600 mijë klikim.

Ndërsa, sa i përket jetës private, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh dhe është nënë e dy fëmijëve, Hamzës dhe Riolës.

-----