Ballina LifeBizare A mjafton karantina për ta mposhtur koronavirusin? Flasin nga OBSH

A mjafton karantina për ta mposhtur koronavirusin? Flasin nga OBSH

25
SHPËRNDAJE

OBSH: Karantina nuk mjafton për ta mposhtur koronavirusin.

Shtetet nuk duhet të mjaftohen me vetizolimin e popullit për të mposhtur koronavirusin, ka thënë një ekspert emergjent i Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Ne duhet të përqëndrohemi në identifikimin e të sëmurëve, personave të cilët kanë virusin, në mënyrë që t’i izolojnë, t’i gjejnë kontaktet e t’i izolojnë edhe ata”, tha Mike Ryan nga OBSH në një intervistë për BBC, transmeton lajmi.

Ryan ka paralajmëruar se ekziston rreziku i rikthimit të koronavirusit edhe pas kohës së karantinës, nëse nuk ndërmerren masat e duhura.

“Rreziku i sëmundjes infective është se, në rast se nuk ndërmerren masa të menjëhershme shëndetësore, ekziston një rrezik që sëmundja do rikthehet pas largimit të kufizimeve”, ka deklaruar eksperti i OBSH-së.

Aktualisht, janë të prekur mbi 300 mijë persona nga COVID-19 në mbarë botën.

-----